image Opozita lëshon mbledhjen, dështon intervistimi i tre emrave për ambasadorë

Politikë

Opozita lëshon mbledhjen, dështon intervistimi i tre emrave për ambasadorë

news image

Ka dështuar intervistimi i tre kandidatëve për ambasadorë, pasi që opozita ka lëshuar mbledhjen.

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ishte paraparë që të intervistoheshin tre emra të mundshëm për ambasadorë, por kjo nuk ka ndodhur pasi që opozita e lëshoi mbledhjen, me arsyetimin e akuzave që ju janë bërë nga pozita.

Opozita kritika ka pasur edhe për vlerësimin që ju është bërë ish-ambasadorëve të emëruar nga anëtarët e Komisionit të partive në pushtet.

Qeveria aktuale është akuzuar disa herë për shkarkimin e ambasadorëve, ku nga partitë opozitare shkarkimet e tilla janë cilësuar edhe si politike.

/GazetaSinjali/