image Opozita kërkon kompromis për miratimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Politikë

Opozita kërkon kompromis për miratimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

news image

Partitë opozitare në Kosovë, po insistojnë që t’u mundësohet qytetarëve, tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trusti.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha pas mbledhjes se të hënën e ardhshme do ta kenë të gatshëm projektligjin për këtë çështje dhe tha se shpreson që do ta procedojnë në seancën e Kuvendit.

Besojmë që ditën e hënë, të hënën e ardhshme pra, kur do të jetë mbledhja e radhës e Kryesisë, do ta kemi të gatshëm (projektligjin) dhe do të kemi mundësi ta procedojmë çështjen e Trustit në seancën e radhës në mënyrë që ta trajtojmë një çështje të tillë”, tha ai.

Tahiri shtoi se duhet arritur një kompromis që do t’i lejonte qytetarët ta tërheqin një masë të caktuar të kursimeve të tyre për shkak të krizës ekonomike.

Ai tha se jeta është bërë jashtëzakonisht e shtrenjtë, duke rikujtuar rritjen e çmimeve të produkteve bazike.

Një vendim të tillë për këtë çështje e kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Sipas tij, tanimë deputetët e shumicës e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje.

/GazetaSinjali/