Sipas raportimeve, Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore të pagës minimale me Milanin për të mbuluar gjashtë muajt e ardhshëm pasi ai të rikuperohet nga operacioni në gju.
Qendërsulmuesi do të mbushë 41 vjeç në tetor dhe sapo i është nënshtruar një operacioni në gju që do ta mbajë jashtë për gjashtë deri në shtatë muaj.
Megjithatë, ai duket se nuk ka ndërmend të vari këpucët ende dhe kuqezinjtë janë po aq të kënaqur për të mbajtur Ibrën në skuadër.
Sipas gazetës La Repubblica, reprezentuesi suedez tashmë ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me pagë minimale në vlerë prej 100 mijë euro.
Kjo do t’i mundësojë atij të jetë pjesë e skuadrës dhe për rrjedhojë të përfundojë periudhën e trajtimit dhe rehabilitimit në terrenin stërvitor të Milanello.
Ai gjithashtu mund të kalojë kohë në dhomat e zhveshjes dhe të ulet në fushë kur bashkëlojtarët e tij luajnë në gjashtë muajt e parë të sezonit 2022-23.
Kontrata e tij aktuale do të skadojë më 30 qershor 2022, por ai mund të nënshkruajë një marrëveshje tjetër në janar nëse vazhdon karrierën e tij.