image Operacioni i policit të lënduar në Prizren është kryer me sukses

Kosovë

Shëndetësi/ Operacioni i policit të lënduar në Prizren është kryer me sukses

news image

Operacioni i policit, Artur Mrasori, është kryer me sukses në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Artur Mrasori, polici i Kosovës, i cili ka mbetur i lënduar nga shpërthimi gjatë një të policisë në Zhur të Prizrenit, është operuar me sukses në Turqi.

Operacioni i policit ka zgjatur për disa orë. K

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimit Klinik dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu.

“Operacioni është kryer me sukses. Aktualisht nuk kemi detaje të tjera, por dimë se operacioni është kryer me sukses dhe ka zgjatur disa orë”, ka thënë Sejdiu.

Kujtojmë se nga incidenti në Zhur të Prizrenit, një polic ka vdekur, e dy të tjerë janë lënduar./Gazeta Sinjali/