image Operacion anti-drogë në Tiranë/ Pesë të arrestuar mes tyre edhe një efektiv i RENEA

Shqipëri

Operacion anti-drogë në Tiranë/ Pesë të arrestuar mes tyre edhe një efektiv i RENEA

news image

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit realizoi me sukses një operacion anti-drogë në Tiranë , ku u arrestuan pesë persona, një prej të cilëve punonjës policie.

Mediat e Shqipërisë raportojnë se  pesë  persona, mes tyre dhe punonjësi i forcave speciale të policisë, kishin krijuar një rrjet që shpërndante kokainë dhe hashash në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacioni u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe u ndaluan shtetasit;  R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA, J.L. 30 vjeç, G.H., 26 vjeç, G.S., 27 vjeç dhe E.S., 26 vjeç.

Grupi vepronte kryesisht në zonat e “Parkut të autobusave”, Kombinat, “Misto Mame”, Yzberisht dhe “Qyteti i Nxënësve”. /GazetaSinjali/