Dy të rinj janë arrestuar gjatë operacionit anti-drogë, ku janë sekuestruar rreth 16 kg kanabis, 13 kapsolla detonatorë, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona.
Të arrestuarit janë S.M., 18-vjeçar dhe E.L., 29-vjeçar, banues në Elbasan dhe sipas informacioneve dy të dyshuarit posedonin lëndë narkotike dhe i shisnin në qytetin e Elbasanit
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarve, në lagjen ‘Shënkoll”, Elbasan, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 13 kapsolla detonatorë, 2 përforcuese grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular./TCH/
Rasti është iniciuar ndaj të dyshuarve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /GazetaSinjali/