image OMK: Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve

Shëndetësi

OMK: Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve

news image

Pas kanosjes së kardiologut Dr. Banush Gashi, ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Nga OMK thonë se sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore.

Siç shkruajnë nga kjo organizatë, sulmet ndaj stafit nuk kanë të ndalur dhe se ata nuk janë të mbrojtur.

Oda thotë se po kërkon që sulmet ndaj mjekëve që lidhen me veprimtarinë e tyre profesionale “të trajtohen në kuptim të sanksionimit penal në kuadër të sulmit ndaj personit zyrtar”.

OMK ka kërkuar veprim edhe nga Prokurori i Shtetit dhe nga gjykatat, si dhe autoriteteve të tjera.

OMK kërkon nga institucionet shëndetësore, autoritetet kompetente të nivelit qendror dhe atij lokal, që të trajtojnë me seriozitetin më të madh sigurinë në vendin e punës, pasi që mundësia e ekspozimit ndaj kriminalitetit të dhunshëm ndaj mjekut është e madhe”, thuhet në njoftimin e odës.

No photo description available.

/GazetaSinjali/