image Ky është kardiologu që u kanos nga familjari i pacientit “hajde jashtë e rrehem” - Sinjali

Ky është kardiologu që u kanos nga familjari i pacientit “hajde jashtë e rrehem”

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një kanosje që ndodhi dje në orët e mbrëmjes në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë, ku një familjar i një pacienti ka kanosur një kardiolog në këtë klinikë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se kardiologu që u kanos në vendin e tij të punës është Dr. Banush Gashi.

Sinjali mëson se kardiologu sa ishte në vendin e tij të punës është kanosur nga Labinot Sylejmani, familjar i një pacienti të shtrirë në Kardiologji.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Kujtojmë se raste të sulmit dhe kanosje ndaj personelit shëndetësor  ndodhin mjaft shpesh në institucionet publike, por përgjigjja nga institucionet e drejtësisë është jo çdoherë proporcionale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin