image Nga OAK thonë se rritja e pagave në sektorin privat, vështirë e realizueshme

Financa

Nga OAK thonë se rritja e pagave në sektorin privat, vështirë e realizueshme

news image

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që sektori privat të rrisë pagat e punëtorëve me subvencionim prej 50 për qind deri në 100 euro në tre muajt e parë është parë vështirë i zbatueshëm nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK).

Kjo odë, me anë të një komunikate për media, ndonëse ka përshëndetur vendimin e qeverisë, ka thënë se problemet me inkasimin e mjeteve financiare dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare i bizneseve e bën të vështirë rritjen e pagave

“…në kuadër të kësaj pako është kushtëzimi prej 50 për qind të rritjes së pagës deri në 100 euro për tre muajt e parë, ku realizimi i së njëjtës do të jetë shumë i vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve. Kjo pasi punëdhënësit e sektorit privat e që janë shumicë, do ta kenë shumë vështirë të bëjnë ngritjen e pagave për punëtorët e tyre, për shkak se të njëjtit kanë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për bizneset e tyre, në mënyrë që të njëjtat të mos familentojnë”, është thënë në komunikatën e OAK-ut.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka potencuar mosndihmesën financiare të bizneseve në periudhën e reduktimeve me energji elektrike, sipas të cilëve, ka shkaktuar humbje të mëdha.

/GazetaSinjali/