Një rast i ri me variantin e ri të koronavirusit, të quajtur Omicron, është regjistruar edhe në Kroaci.
Instituti shtetëror kroat ka thënë se rezultati është regjistruar nga një testim që u krye më 1 dhjetor. Personi i infektuar ka njoftuar se ka pasur kontakt me një qytetar nga Afrika e Jugut.
Në Kroaci janë duke u testuar edhe mostra të tjera të dyshimta.
Konfirmimi i rastit me Omicron pritet të kthejë masa shtesë anti-COVID në Kroaci.
Ky variant i ri është përhapur në shumë vende të botës, ndërsa në Kosovë pritet të ashpërsohen masat për mbrojtje ndaj tij.