image OKB: Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

Botë

OKB: Rritet prodhimi i opiumit në Afganistan

news image

Në Afganistan është rritur 8 për qind prodhimi ilegal i opiumit në vitin 2021, në krahasim me vitin e kaluar, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara, ndërkohë që opiumi i këtij shteti vazhdon të dominojë tregun e zi.

Prej opiumit të prodhuar në Afganistan, furnizohen 8 prej 10 përdoruesve në gjithë botën.

Sipas Zyrës së OKB-së për ilaçe dhe krime, Afganistani ka korrur 6,800 bimë opiumi më 2021 dhe të hyrat nga opiumi afgan janë rritur në mes të 1.8 miliard dollar dhe 2.7 miliardë dollarë këtë vit, është thënë në mes të tjerash në raport.

Autorët e raportit kanë thënë se kjo rritje është pasojë e paqartësive politike, pas marrjes së pushtetit nga talibanët në muajin gusht.

Vetë talibanët kanë thënë se janë duke analizuar mënyra alternative për angazhim të atyre që merren me korrje të opiumit dhe kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, në mënyrë që të zvogëlohet prodhimi i kësaj bime.

Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, andaj përbën rreth 30 për qind të prodhimit global./Gazeta Sinjali/