image OKB: Mbi 1 mijë civilë të vdekur në Ukrainë

Botë

OKB: Mbi 1 mijë civilë të vdekur në Ukrainë

news image

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se ka konfirmuar të paktën 1,081 civilë të vdekur dhe 1,707 të plagosur në Ukrainë që prej se Rusia nisi pushtimin e vendit.

Kjo zyre shtoi se numri real i viktimave konsiderohet të jetë më i lartë.

Monitoruesit po punojnë për të verifikuar raportimet për vdekje të tjera në zonat ku ka luftime të ashpra, përfshirë rajonin e Donjeckut, ku gjendet qyteti i Mariupolit, tha OKB-ja.

OKB tha se numri i vdekjeve që ka konfirmuar është më i ulët sesa ai që raporton Ukraina, për shkak se Zyra për të Drejtat e Njeriut me vështirësi po merr informacione nga zonat më të goditura nga lufta.

/GazetaSinjali/