image Policia ukrainase: Numri i viktimave në Bucha mund të jetë më i madh, ende s’i kemi kontrolluar shtëpitë

Botë

Policia ukrainase: Numri i viktimave në Bucha mund të jetë më i madh, ende s’i kemi kontrolluar shtëpitë

news image

Shefi i Policisë së rajonit të Bucha, Andriy Nebitov, ka thënë se numri i të vdekurve është ende në rritje, pasi që ende po gjenden shumë trupa dhe nuk janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat.

Policia ukrainase pretendon se shumë njerëz të vrarë pritet të gjenden në qytetin Bucha, aty ku po cilësohet nga liderët botëror se Rusia kreu gjenocid.

 “Ne po punojmë çdo ditë. Më duhet të them se ka shumë njerëz të vrarë. Sidomos në zonën e pyllëzuar. Në rrugë. Dhe ne ende nuk kemi i kemi kontrolluar shtëpitë dhe banesat”, ka thënë Nebitov, shkruan BBC.

Kujtojmë se forcat ruse u tërhoqën nga qyteti Bucha në fund të javës që shkoi duke lënë pas vetës qindra njerëz të vrarë nëpër rrugë, pasi forcat ukrainase bën rezistencë të fort ku edhe e morën nën kontroll qytetin.

Kjo ngjarje i ka shtyrë liderët botëror të reagojnë pas pamjeve që u shpërndanë nga rrugët e Buchas, teksa ngjarjen e cilësuan si gjenocid të kryer nga Kremlini.

/GazetaSinjali/