image “Njëra nga kufomat kishte duart e lidhura” - 20 burra civilë gjenden të vrarë rrugëve në afërsi të Kievit

Botë

“Njëra nga kufomat kishte duart e lidhura” – 20 burra civilë gjenden të vrarë rrugëve në afërsi të Kievit

news image

Trupat e të paktën 20 burrave me rroba civile janë gjetur të shtrirë në një rrugë të shtunën pasi forcat ukrainase rimorën në kontroll qytetin Bucha afër Kievit.

Thuhet se duart e njërit prej trupave ishin të lidhura dhe se kufomat ishin shpërndarë në disa qindra metra të rrugës së banimit në qytetin periferik në veri-perëndim të kryeqytetit, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.

Shkaqet e vdekjes nuk janë të qarta ende, megjithëse raportohet se të paktën një person kishte një plagë të madhe në kokë.

/GazetaSinjali/