image OKB-ja kërkon fonde rekord për ta luftuar koronavirusin: Deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë

Botë

OKB-ja kërkon fonde rekord për ta luftuar koronavirusin: Deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë

news image

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar 10.3 miliardë dollarë në mënyrë që ta luftojnë pandeminë e koronavirusit që ka kapluar botën.

Ky apel bëhet duke kërkuar fondin më të madh ndonjëherë.

Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen me urinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura të ulëta dhe të brishta.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dështimi për të vepruar mund t’i zhbëjë dekatat e zhvillimit.

Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanë bërë thirrje për dy miliardë dollarë.

Apeli i rishikuar është rekord, por, sipas OKB-së, vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat.

Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirë miliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.

COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janë shëruar./ Gazeta Sinjali/