Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Qendra Klinike Universitare ka pranuar një donacion nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Zemajt, ky donacion përmban 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse e që është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen/trajtimin e COVID-19 në Kosovë” , të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.
“Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë. Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje. Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook. /Gazeta Sinjali/