image OKB: Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rekord të ri

Botë

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rekord të ri

news image

Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajrave, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten në një rekord të ri në mars, thotë Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të produkteve ushqimore bazë dhe lufta ka goditur prodhimin bimor, duke rritur çmimet.

Rreth 30% e grurit në botë vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe konflikti ka ndikuar në eksportet, shkruan BBC.

Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, si potasi dhe fosfati, përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten.

/GazetaSinjali/