image OKB: 1,424 viktima civile në Ukrainë, në mesin e tyre edhe fëmijë - Sinjali

OKB: 1,424 viktima civile në Ukrainë, në mesin e tyre edhe fëmijë

news image

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se ka verifikuar 1,424 viktima civile që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës dy javë më parë.

516 persona janë vrarë dhe 908 janë plagosur por zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se beson se shifrat reale janë “dukshëm më të larta”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa dhe ajrore.

Shifrat e përditësuara nga qytetet Volnovakha, Mariupol dhe Izium janë ende duke u vërtetuar pas pretendimeve për qindra viktima civile.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në pushtimin e saj në Ukrainë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: