image Oficeri shqiptar i Njësisë Speciale të Policisë bie në gropë

Rajon

Shqipëri/ Oficeri shqiptar i Njësisë Speciale të Policisë bie në gropë

news image

Një oficer i forcave RENEA të Shqipërisë ka rënë në një gropë në zonën e Dukagjinit, në Malësinë e Madhe në Shqipëri.

Ngjarja është shënuar në Malin e Zorgjit, që njihet si një terren i theksuar malor.

Sipas të dhënave të para, efektivi është identifikuar me emrin Bledar Beluli dhe ka pësuar dëmtime më gjymtyrë.

Po ashtu, mësohet se efektivi ka rënë nga lartësia teksa ka qenë në këtë zonë për shëtitje. Për nxjerrjen e tij, pritet ndërhyrje nga ajri.