image Oficerë francezë trajnojnë FSK-në për menaxhimin e materialeve të rrezikshme

Siguri

Oficerë francezë trajnojnë FSK-në për menaxhimin e materialeve të rrezikshme

news image

Ambasada e Francës në Kosovë njofton se nga data 6 deri më 12 nëntor 2022 dy oficerë (majorët CUNAT dhe FERAL) nga Drejtoria e përgjithshme e sigurisë civile franceze po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi që ka për qëllim prezantimin e modelit francez për menaxhimin e rreziqeve kimike dhe industriale (lloji : centrale elektrike).

Në njoftimin e Ambasadës Franceze thuhet se shumica e prodhimit industrial dhe sistemeve të ngrohjes në Kosovë punojnë me linjit, i cili shkakton ndotje të konsiderueshme si dhe burime të rreziqeve teknologjike, nga nxjerrja deri në përdorimin final.  Pa llogaritur mbetjet e gjeneruara nga dy termocentralet, kimikatet e rrezikshme gjenden në fabrika që ndodhen në vende të ndryshme në Kosovë.

“Këto shkëmbime me FSK-në dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë mundur të adresojnë menaxhimin e materialeve të rrezikshme në djerrinat industriale, trajtimin dhe paketimin e këtyre materialeve toksike”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Francës njofton se është ngritur një seksion përkitazi me dëmtimin e mjedisit dhe mund të planifikohet shumë shpejt bashkëpunimi teknik operacional midis dy vendeve tona.

/GazetaSinjali/