image Ofendoi dhe fyeu policët, arrestohet qytetari në Istog

Siguri

Ofendoi dhe fyeu policët, arrestohet qytetari në Istog

news image

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Kosharishtë të Istogut, pasi që i njëjti kishte ofenduar patrullën policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari kishte penguar lëvizjen e njësisë policore e cila ishte me veturë zyrtare, e më pas i njëjti kishte dalë nga vetura e tij dhe kishte fyer e ofenduar verbalisht zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq ndaj tij është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”./GazetaSinjali/