image Odaloviq: Kosova, sfida më e madhe e Serbisë në procesin e integrimit evropian

Rajon

Odaloviq: Kosova, sfida më e madhe e Serbisë në procesin e integrimit evropian

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq, tha se sfida më e madhe për Serbinë në procesin e integrimit evropian do të ishte çështja e Kosovës.

Odaloviq duke folur për raportin vjetor të Komisionit Evropian rreth përparimit të Serbisë në procesin e integrimit evropian, ai ka vlerësuar për RTS-në se “megjithatë raporti i KE-së është një lajm i mirë, duke marrë parasysh raportin e vitit të kaluar, i cili ishte ndryshe, shumë më negativ”.

“Nëse institucionet evropiane kanë forcën, që Prishtina të ulet në tryezë në Bruksel dhe të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut, të cilat mund të japin rezultate cilësore përmes zgjidhjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, atëherë është shumë më e lehtë të flasësh pas kësaj”.

Ai tutje ka thënë se nëse Prishtina sillet siç ka vepruar deri më tani dhe injoron të gjithë procesin, e pengon atë dhe ikën nga ajo tryezë dhe detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër, atëherë të gjithë kemi një problem./GazetaSinjali/