image Oda Ekonomike Amerikane thotë se marrëveshja për hekurudha do të sjellë përfitime ekonomike

Kosovë

Reagim/ Oda Ekonomike Amerikane thotë se marrëveshja për hekurudha do të sjellë përfitime ekonomike

news image

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një komunikate për media, Oda amerikane thotë se beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për sektorin privat.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj”, thuhet në komunikatë.

Sipas OEAK-së, çdo marrëveshje që lejon integrimin ekonomik të rajonit, hap potencialin për rritje të përjshpejtuar ekonomike pëe të gjitha vendet e rajonit./Gazeta Sinjali/