image Oda e Hotelerisë së Kosovës: Duhet ndihmuar bizneset, 30% e tyre rrezikohen të mbyllen

Kosovë

Oda e Hotelerisë së Kosovës: Duhet ndihmuar bizneset, 30% e tyre rrezikohen të mbyllen

news image

Kreu i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thirrur sot në një takim kryetarët e njësive rajonale me të cilët ka diskutuar për problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset në Kosovë.

Marrë parasysh paralajmërimet që kanë ardhur edhe nga Qeveria për një dimër të vështirë, nga OHTK thonë se duhen ndihmuar bizneset në të kundërtën 30 % e tyre rrezikojnë të mbyllen.

Kryetarët e njësive rajonale kanë thënë se rritja e çmimeve të mallit është rritur nga janari për 42 % dhe kësaj do t’i shtohet edhe kriza me energji elektrike.

“Kryetarët e Njësive Rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po përballen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të ballafaqohen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike”, thuhet në njoftim.

“Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen. Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë”, thekson tutje njoftimi.

/GazetaSinjali/