Oda e Hotelerisë ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.
Deri në këtë orë do të lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.
Ky vendim, sipas kësaj ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë e kësaj jave.
Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në organizime që do të mbahen në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona./Gazeta Sinjali/