image Oda e Afarizmit ka disa propozime për Qeverinë e ardhshme

Kërkesa/ Oda e Afarizmit ka disa propozime për Qeverinë e ardhshme

news image

Duke marrë parasysh gjendjen jo edhe aq të favorshme ekonomike-afariste, Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës ka vendosur që të gjitha partive politike t’u dërgoj disa propozime që t’i përfshijnë në programet e tyre qeverisëse.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi,  ka njoftuar se këto rekomandime janë bërë pas qindra takimeve që OAK i ka zhvilluar me bizneset në teren.

Këto janë disa propozime për qeverinë e ardhshme të Kosovës nga OAK:

• Kosova të largohet nga CEFTA si UNMIK dhe të aplikojë si Republikë e Kosovës

• Ligji për Tregti të Brendshme

•  Të krijohen oferta për biznesin

•  Ligji i Punës

•  Ligji për Pushimin e Lehonisë

•  Ligji për Miniera dhe Minerale

•  Ndryshimi i Udhëzimeve Administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, kullota, turizëm dhe sektorin e minierave dhe mineraleve

•  Lirimi i plotë i lëndës së parë dhe pajisjeve për prodhim

•  Të kthehet urgjent Gjykata Ekonomike dhe bordi i pavarur i ankesave

• Të largohet kamata prej 5%  për para të imëta prej Bankave Komerciale

•  Të hiqet taksa e dyfishtë për bizneset e peshkut

• Të lobohet që kosova të jetë anëtare e International Road Transport (TIR).

•  Ligji mbi TVSH: TVSH të paguhet në inkasim dhe jo në faturim

•  Të jetë në funksion të plotë Këshilli Kombëtar  për Zhvillim Ekonomik     

•  TVSH në ushqim dhe turizem të ulet në 5%.

Oda e Afarizmit thekson se bizneset janë të pakënaqura me kushtet e të bërit biznes në Kosovë,  në të cilat është shumë vështirë të zhvillohet biznesi, sepse siç thuhet, biznesi nuk po shikohet si një fuqi e të ardhmes së vendit.

OAK kërkon edhe njëherë nga Partitë Politike dhe Qeveria e ardhshme që prioritet parësorë të ketë zhvillimin ekonomik të vendit.

Oda e Afarizmit të Kosovës gjatë ditës së sotme të gjitha këto propozime do të ua dërgoj Partive Politike./Sinjali/