Oda e Afarizmit të Kosovës i kanë kërkuear kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafës që ta shqyrtojnë shkarkimin e kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahut.
OAK, përmes një komunikate shprehet “shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së z. Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës tonë për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke marrë në konsiderat edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë”.
“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencioni Pyjor të Kosovës lidhur me kompenzimin e qirasë prej 50% sipas pakos emergjente fiskale nga MInistria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bejë me informatat se a përfshihet në ketë kompenzim edhe qiraja nga Agjencioni Pyjor I Kosovës. Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjencionit Pyjor të Kosovës të cilët na kanë lidhur direkt me Kryeshefin e APK-së, z. Ahmet Zejnullahu” tregon OAK.
Siç thuhet, përgjigja e Zejnullahut lidhur me pyetjen ka qenë se ai i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë por ai ka deklaroj se “nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është dicka qe ju kushton shumë që ti paguajnë”.
“Për Oden e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parsysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njejtë në kërkesen që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë.
Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e z. Zejnullahu”, thuhet në komunikatë. “OAK kërkon nga Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Bujqësisë që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjëshëm dhe arrogant si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qeraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie”, përfundon komunikata. /Gazeta Sinjali/