image OBSH raporton për ditën me rekord të infektuarish nga koronavirusi

Botë

OBSH raporton për ditën me rekord të infektuarish nga koronavirusi

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën me dije se e shtuna ishte një nga ditët më të këqija që nga nisja e pandemisë përsa i përket numrit të personave të rinj të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga OBSH, në 24 orët e fundit mbi 212 mijë persona të rinj rezultuan pozitivë me virusin e ri vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

Shifra të këqija u raportuan nga Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, ndërkohë që rekordi i mëparshëm i të infektuarve me koronavirus ishte regjistruar më 28 qershor me 189 mijë raste.

Deri në këto moment numri i përgjithshëm i personave që kanë rënë në kontakt me virusin COVID-19 në mbarë botën i kalon 11 milionë, ndërsa viktimat janë mbi gjysmë milioni. /Gazeta Sinjali