image OBSH: Po zhvillohen 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 në të gjithë botën

Botë

Pandemia/ OBSH: Po zhvillohen 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 në të gjithë botën

news image

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e internetit të organizatës.

Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për prova klinike te njerëzit. Nga grupet e aprovuara për studime klinike te njerëzit, katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga SHBA dhe një tjetër është një grup i kombinuar amerikan dhe evropian.

Institutit Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH) ishte i pari që filloi testimin e vaksinës kundër koronavirusit më 16 mars.

Deri më tani në të gjithën botën janë shënuar 231 mijë viktima dhe janë regjistruar mbi 3,2 milion të infektuar./ Gazeta Sinjali/