image OBSh-ja bën thirrje për kujdes, pas rritjes së rasteve me variantin Delta në Kinë

Botë

OBSh-ja bën thirrje për kujdes, pas rritjes së rasteve me variantin Delta në Kinë

news image

OBSh-ja bëri thirrje për kujdes për shkak se numri i personave të prekur me variantin e ri Delta po shënon një rritje të shpejt.

OBSh-ja përcjell këshillën për kujdes para se varianti i ri të kthehet në diçka më vdekjeprurëse.

Në gjithë botën, infeksionet e koronavirusit janë përsëri në rritje, siç njofton Organizatën Botërore e Shëndetit, me një rritje mesatare prej 80 për qind gjatë katër javëve të fundit.

Varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, tani ka arritur në 132 vende dhe territore të tjera, shkruan France24, përcjell Gazeta Sinjali.

 “Delta është një paralajmërim se virusi po evoluon, por është gjithashtu një thirrje për veprim që ne duhet të lëvizim tani para se të shfaqen variante më të rrezikshme”, tha drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan, në një konferencë për media.

/GazetaSinjali/