Mjekët dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze që punojnë në spitalin Al-Quds në Gazën veriore thanë më herët sot se ushtria izraelite u kishte thënë që të evakuoheshin menjëherë.
Një mesazh, i përkthyer nga BBC i drejtohet “stafit të spitalit Al-Quds, shoferëve të ambulancave dhe personave të zhvendosur në shkolla”.
U thotë atyre që të largohen menjëherë nga zona dhe të zhvendosen në “zonën humanitare në jug”.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se raportet janë thellësisht shqetësuese.
“Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre”, tha ai në një postim në X.
“Sipas së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë.”
Ushtria izraelite nuk ka komentuar.