image OBSH: Duhen 675 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Botë

Shëndetësi/ OBSH: Duhen 675 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri sot një thirrje për fonde prej 675 milionë dollarësh (613 milionë euro), për të luftuar tre muajt e ardhshëm epideminë e pneumonisë virale, që ka shkaktuar rreth 500 të vdekur.

“Ne kërkojmë 675 milionë dollarë për të financuar planin për tre muajt e ardhshëm. Rreth 60 milionë dollarë janë të destinuara për të financuar operacionet e OBSH-së dhe pjesa tjetër është e destinuar për vendet që janë më të kërcënuara nga virusi”, deklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, në një konferencë shtypi.

“675 milionë dollarë janë shumë para, por janë shumë më pak se fatura që do të duhet të paguajmë nëse nuk investojmë për përgatitjen që tani”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/