image OBSH: Asnjë shtet i botës nuk ofron të ardhme të sigurt për fëmijët

Botë

Bota/ OBSH: Asnjë shtet i botës nuk ofron të ardhme të sigurt për fëmijët

news image

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka thënë se asnjë shtet i botës tash për tash nuk ofron njëkohësisht mundësi për rritje të shëndoshë të fëmijëve dhe mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre.

Ekspertët e kësaj organizate paralajmërojnë se fëmijët janë të rrezikuar nga ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm që e nxit konsumimin e ushqimit të shpejt dhe pirjen e alkoolit pa e arritur moshën e pjekurisë.

Britania e Madhe u rendit në top dhjetshen e vendeve me kushtet më të mira në botë për shëndetin dhe mirëqenin e fëmijëve. Megjithatë, ajo shënoi kthim prapa sa i përket sigurimit të mjedisit të përshtatshëm për të ardhmen e fëmijëve, shkruan “BBC”.

Rreth 40 ekspertë paralajmëruan se përparimi i arritur në dy dekadat e kaluara sa i përket mirëqenies së fëmijëve pritet të marrë drejtim të kundërt, nëse nuk bëhen ndryshime radikale nga qeveritë në mbarë botën./GazetaSinjali/