image OBSH: 95% e vaksinave janë shpërndarë në 10 vende të botës

Botë

OBSH: 95% e vaksinave janë shpërndarë në 10 vende të botës

news image

Shefi Evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge tha se 95 për qind e 23.5 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 deri tani janë përdorur në vetëm 10 vende të botës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë të enjten, Kluge theksoi se vaksinat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë.

Kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa“, ka thënë Kluge.

OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX, po bëjnë përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend.

Specialisti i OBSH-së për shëndetin publik, Ihor Perehinets ishte gjithashtu i pranishëm në konferencën, i cili u shprehë se ata që kanë nevojë për vaksina do t’i marrin ato.

“Disponueshmëria e vaksinave do të rritet me një shpejtësi të madhe në të gjitha vendet dhe ne do të arrijmë nivelin e nevojshëm të imunizimit për të mbrojtur jo vetëm grupet e rrezikuara, por të gjithë popullsinë e Evropës dhe botës”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/