image OBSH: 18 milionë raste të reja në mbarë botën

Botë

OBSH: 18 milionë raste të reja në mbarë botën

news image

Javën e fundit, janë regjistruar 18 milionë raste të reja me COVID-19 në mbarë botën, një rritje prej 20% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH-së, ka pasur 45,000 vdekje globale gjatë të njëjtës periudhë, një numër i ngjashëm me javën e kaluar.

Sipas të dhënave, Italia renditet e katërta ndër vendet në botë ku është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19 në javën e fundit.

Numri më i lartë është regjistruar në SHBA (4.688.466 raste), pastaj Franca (2.012. 943), India (1.594.160) dhe Italia (1.268.153).

Në vendin e pestë ishte Britania e Madhe me 813.326 raste të reja, një rënie prej 33% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme. Të dhënat në Itali tregojnë një ngadalësim të kurbës së infektimit. Sondazhi i javës së kaluar tregoi një rritje prej 57%.

/GazetaSinjali/