image Obiliq/ Pllakata e reklamës së kompanisë të ndërtimit rrezikon të bie, frikësohen qytetarët

Sinjalizime

Obiliq/ Pllakata e reklamës së kompanisë të ndërtimit rrezikon të bie, frikësohen qytetarët

news image

Një reklamë e një kompanie ndërtimi te një objekt te banesat e Hades në Obiliq po rrezikon qytetarët në atë pjesë. Kjo pasi që pllakatat e reklamës ka filluar të lëvizë nga vendi ku është vendosur dhe në çdo moment mund të bie.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit që jeton në atë pjesë. Ai ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes dhe ka njoftuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar.

Gjendja sipas tij edhe në këto momente po vazhdon të jetë e njëjtë dhe kanë frikë për rrezikun që mund të shkaktojë.

/GazetaSinjali/