image Obama 6 vjet më parë: Duhet të përgatitemi për një epidemi që do të përhapet nga ajri

Botë

Fjalimi/ Obama 6 vjet më parë: Duhet të përgatitemi për një epidemi që do të përhapet nga ajri

news image

Derisa presidenti amerikan Donald Trump, i ndërpret fondet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e akuzuar për keqmenaxhim të emergjencës së koronavirusit, rikthehet në vëmendje një fjalim i vitit 2014, i Presidentit të asaj kohe Barack Obama.

Bëhet fjalë për një fjalim gjatë emergjencës së Ebola dhe nevojës për një plan ndërkombëtar, për të përballuar një epidemi të re të mundshme, e cila mund të vendosë në krizë sistemet shëndetësore të të gjithë botës. Fjalë që sipas disave, në këto ditë mund të duken si profeci e padëgjuar nga Trump.

Ishte 2 dhjetori i vitit 2014 kur Presidenti i atëhershëm i SHBA, Barack Obama, po mbante fjalim për luftën kundër epidemisë së Ebola dhe strategjive të kontrollit që duheshin vendosur për të parandaluar masakrat e reja në njerëz.

Një fjalim i cili u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (NIH), në të cilën nuk munguan thirrjet për vëmendje maksimale mbi perspektivat e ardhshme të një qasjeje të re globale ndaj emergjencave shëndetësore që kërcënojnë shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve.

Asokohe Obama fliste për nevojën e një infrasturkture drejtimi, e cila nuk duhet të ishte thjesht e brendshme por që të gëzonte një shtrirje ndërkombëtare dhe që mund të gjeneronte një plan veprimi në mbarë botën, ndërhyrje që synonin lejimin e identifikimit të shpejtë, izolimit dhe reagimit në kohë ndaj një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse që përhapet në ajër dhe që ka të ngjarë të sulmojë njerëzimin në vitet në vijim.

Këto fjalë janë fiksuar në një video që sot, pas 6 vjetësh dhe përballë sfidës së madhe kundër Covid-19, për disa tingëllojnë profetike dhe për të tjerët thjesht një realizëm i shëndetshëm, që shigjeton administratën e Trump.

Koha, nga ana tjetër, nuk duket të jetë veçanërisht e favorshme për të sepse fjalimi i Obamës është nxjerrë nga arkivat vetëm pas njoftimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë për prerjen e fondeve ndaj OBSH, shkruan noa.al..

Pamjet po bëhen virale, duke u gjetur aktuale për situatën me të cilën po përballemi dhe përballë vonesës së një përgjigjeje të shpejtë dhe efektive në mes të krizës shëndetësore.

Duke folur për emergjencën e Ebolës në Afrikë dhe efektet negative në të gjithë strukturën botërore, ai bëri një apel për shpërndarjen e burimeve të reja që do të ndahen për menaxhimin e skenarëve kritikë të së ardhmes, lidhur me një epidemi të re.

“Financimi është i nevojshëm për të vazhduar forcimin e përgjigjes sonë për çdo rast të ardhshëm të Ebolas. Është e domosdoshme që të bashkëpunojmë me vendet e tjera për të parandaluar dhe adresuar shpërthimet dhe kërcënimet në të ardhmen përpara se ato të bëhen epidemi. Ne kemi pasur fat me H1N1, i cili nuk doli të ishte më vdekjeprurës sesa mund të ishte. Ne nuk mund të themi se jemi me fat me Ebolan, sepse padyshim ajo ka një efekt shkatërrues në Afrikën Perëndimore, por nuk transmetohet nga ajri.

Mirëpo do të vijë një kohë dhe me siguri do të vijë, kur do të përhapet një sëmundje që transmetohet nga ajri, e cila do të jetë fatale. Për të pasur mundësi që ta trajtojmë atë në mënyrë efektive, duhet të krijojmë një infrastrukturë, jo vetëm këtu në SHBA, por në të gjithë botën e cila na lejon ta identifikojmë atë shpejt, ta izolojmë shpejt dhe të reagojmë shpejt. Kështu që nëse edhe kur një lloj gripi i ri, siç është ai spanjoll, vjen pas pesë vitesh apo një dekade, ne do të kemi bërë tashmë investimin e nevojshëm dhe do të jemi në rrugën e duhur”, tha Obama.