image Banorët e rrugës "C" përballen me ndotje të madhe të ajrit, fajësojnë një kompani ndërtimesh

Sinjalizime

Banorët e rrugës “C” përballen me ndotje të madhe të ajrit, fajësojnë një kompani ndërtimesh

news image

Banorët e rrugës “C” po përballen me një problem tejet të madh, që është ajri i ndotur. Sipas sinjalizuesit ndotjen e ajrit po e shkakton një kompani e ndërtimeve.

Një banor i kësaj rruge i ka thënë Sinjalit se kompania e ndërtimeve “Hoxha Invest Group” është fajtore pasi tymi lirohet nga kaldaja për ngrohje dhe ngrohje të ujit.

Gazeta Sinjali posedon edhe video ku shihet se ky tym lirohet natën por edhe gjatë ditës.

Sinjalizuesi tha se për këtë janë ankuar në organet kompetente, por ende nuk është marrë asnjë hap në lidhje me këtë. Ai tha se aty pranë është edhe një betonjerkë që funksionon pa leje.

Gazeta Sinjali ka provuar ta kontaktojë kompaninë në fjalë, mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm.

/GazetaSinjali/