COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

OAK kërkon nga qeveria ndryshimin e udhëzimeve administrative

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës, ka folur për problemet me të cilat po hasin bizneset, e që kanë të bëjnë me ligjin për Miniera dhe Minerale.

OAK përmes një konference për media, ka kërkuar ndryshimin e udhëzimeve administrative të Ministrisë se Bujqësisë, meqë të njëjtat, sipas Oak, u pengojnë bizneseve në zhvillimin e punës.

Mirjeta Shala, zyrtare për komunikim me biznese, kërkoi që ligji për Miniera dhe Minerale të kthehet edhe njëherë në dëgjim publik.

“Kërkesë e jona është që projektligji për miniera dhe minerale të kthehet edhe një herë në dëgjim publik. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ministres së Bujqësisë, që të ndryshojnë udhëzimet administrative që do të kishte pastaj ndikim në zhvillimin e vendit”, tha Shala.

Në këtë konferencë, OAK kërkoi që të largohet edhe vendimi për ‘Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme’.

“Oda e Afarizmit kërkon që të largohet edhe “Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR” i datës 20 korrik 2010. Duke pasur parasysh dëmtimi që po i bëhet këtyre bizneseve dhe ndikimi në zhvillimin ekonomik të Kosovës nga mos-harmonizimi i ligjeve me udhëzimet administrative me njëra-tjetrën, Oda e Afarizmit përsërit kërkesën për marrjen e hapave më të shpejtë për përmirësimin e kësaj situate”, tha Rreze Cana, po ashtu zyrtare për komunikim me biznese, transmeton KP.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: