image OAK kërkon hapjen e çerdheve dhe heqjen e kufizimeve

Biznes

OAK kërkon hapjen e çerdheve dhe heqjen e kufizimeve

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është shprehur shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria, të cilat thotë se u morën pa konsultim paraprak me bizneset, shkruan Gazeta Sinjali.

Andaj, OAK kërkon që të hapen urgjent çerdhet dhe të heqet kufizimi që ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave për biznese dhe aktivitetet e bizneseve.

Kjo odë konsideron se qeveria ka dështuar totalisht në mbështjetjen financiare të bizneseve dhe punëtorëve, çka thotë se po e bën të pamundur mbijetesën e tyre.

“OAK konsideron se deri më tani kemi një dështim total të Qeverisë më mbështetje financiare për biznese, për mbulimin e pagave për punëtorë të sektorëve të mbyllur me vendim të Qeverisë dhe duke u ndaluar edhe dhënia e kredive të rregullta po e bën të pamundur mbijetesën e qytetarëve dhe bizneseve, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe tek shteti”, thuhet në reagimin e tyre.

Oda e Afarizmit vlerëson se rënia e të hyrave është duke dërguar vendin në katastrofë ekonomike, si pasojë e zhvillimit të politikave për vendin.

Andaj, nga kjo odë kërkojnë me urgjencë të hiqen këto kufizime dhe para çdo vendimi për mbyllje të biznesit, duhët të marrë mbështetje financiare paraprakisht nga Qeveria biznesi dhe punëtorët e atij sektori.

OAK kërkon që qeveria të ndalojë siç e quan qasjen diskriminuese mes të punësuarve të sektorit publik dhe atij privat.

“Shteti duhet të ndalojë qasjen diskriminuese në mes të punësuarve në institucionet publike dhe atyre private, të cilët edhe pse 80 % e tyre nuk kanë punuar për shkakë të pandemisë kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin paga të plota, ndërsa të punësuarit në sektorin privat as lëmoshën 170 € për një muaj nga katër sa kanë kaluar ende nuk e kanë përfituar të gjithë”, thuhet tutje në reagim./Gazeta Sinjali/