image OAK kërkesë Mustafës: Të pezullohet përkohësisht pagesa e qirasë për bizneset e sektorit minerar

Kosovë

Njoftim/ OAK kërkesë Mustafës: Të pezullohet përkohësisht pagesa e qirasë për bizneset e sektorit minerar

news image

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka kërkuar që të bëhet pezullimi i përkohshëm i qirasë që bizneset e minierave/mineraleve/gurëthyesve, duhet të paguajnë tek Agjencia e Pyjeve të Kosovës. 

OAK këtë kërkesë e ka bërë përmes një letre drejtuar ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, shkruan Gazeta Sinjali.

“Arsye kryesorë e kërkesës së OAK-së është se bazuar në masat e fundit të Qeverisë për ballafaqimin dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19, është bërë ndalimi i punës së shumë sektorëve dhe punën me kapacitete të limituara e kanë vazhduar disa sektorë të tjerë.

Një situatë e tillë ka rezultuar me mungesë të gjenerimit të të hyrave për këto biznese, ndërsa qiraja po përllogaritet.

Duke pas parasyshë që aktualisht, bizneset janë duke u përballur me vështirësi të shumta për shkak të obiligimeve që kanë, OAK konsideron që një masë e tillë do të lehtësonte sadopak kontributin në këtë drejtim“, bëhet e ditur në njoftimin për media./Gazeta Sinjali/