Tërmeti i një nate me parë ka frikësuar qytetarët e Bosnjes.
Një YouTube-r nga Sarajeva, Nedim Lepi, ishte live në kanalin e tij, teksa shihet momenti kur ai ndjen lëkundjet.
“Tërmet, tërmet o njerëz, një tërmet i fortë, o nëna ime”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa ngrihet nga karrigia dhe hap derën e dhomës.
Më pas qëndron poshtë derës, duke pritur që tërmeti të ndalojë. I riu në një moment, shihet edhe duke u lutur.