Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ua ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, se si silleshin me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sa ishin në opozitë.
Ai ka rikujtuar një deklaratë të Kurtit gjatë një proteste, ku kryeministri ishte drejtuar një polici, duke i thënë “o majmun “.
“A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës “o majmun, pse nuk po shkon në veri”? O Albin, a po e sheh që nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd “o majmun”?”, ka shkruar Gjoshi.
Postimin e ka vazhduar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
“A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni? O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës?`”, ka shkruar Gjoshi.