Një ditë më parë gazeta “New York Times” kishte raportuar se ditën e shtunë në Washington, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Por, sot prestigjiozja amerikane e ka bërë një sqarim se ky takim nuk do të ndodhë.
“Në një shkrim të ditës së hënë lidhur me presidentin Aleksandër Vuçiq, është bërë një deklaratë e gabuar se ai do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Ai kishte planifikuar që të takohet me Richard Grenell, të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, por jo me Presidentin Trump”, shkruan New York Times në sqarimin e saj.
“New York Times” korrigjoi gabimin në raportim, pas reagimit të emisarit amerikan, Richard Grenell, i cili tha se gazeta nuk ka kërkuar ndonjë prononcim nga ai./Gazeta Sinjali/