image Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi, nxirren të gjithë trupat që ishin nën gërmadha

Rajon

Fatkeqësi/ Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi, nxirren të gjithë trupat që ishin nën gërmadha

news image

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi, ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në Elazig kanë përfunduar sot kërkimin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

“Trupi i pajetë i qytetarit tonë të fundit në rrënojat është arritur”, tha Presidenti i AFAD, Mehmet Güllüoğlu.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben dhe shumë persona të plagosen.

Tërmeti i 24 janarit në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran. Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit në vitin 1999./Gazeta Sinjali/