Një pjesë e nxënësve në Shanghai dhe Pekin janë rikthyer në shkolla pas disa javësh bllokim. Autoritetet kineze gjithashtu thanë që nuk kishte pacientë me viruse të reja në Wuhan, ku filloi shpërthimi, dhe se të gjithë pacientët me Covid-19 ishin shëruar, raporton BBC.
Deri më tani në vend janë shënuar 4,633 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 82,830 të infektuar.
Ndërkohë në vende të tjera të Azisë janë ndërmarrë disa masa lehtësuese:
-Zelanda e Re deklaroi se nuk ka raste të reja me Covid-19 dhe se e ka fituar betejën.
-India gjithashtu ka lehtësuar disa masa gjatë fundjavës, dhe lejohet që dyqanet e vogla të rihapen.
-Numri i rasteve në Singapor vazhdon të rritet ndërsa më shumë punëtorë të huaj rezultojnë pozitivë. Ka mbi 13,000 raste të konfirmuara, shumica e të cilëve janë punëtorë që jetojnë në konvikte.
-Në Australi, më shumë se një milion njerëz shkarkuan një aplikacion ku gjurmohen kotaktet. Kufizimet janë duke u lehtësuar në disa zona.