Dy nxënës kanë marrë trajtim mjekësor pas një rrahje masive që ka ndodhur sot rreth orës 10 në Gjakovë.
Dy nxënës në Komunën e Gjakovës, janë lënduar pas një rrahje masive që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Njëri nxënës ka thyer hundën si dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ahmet Asllani, i cili ka thënë se nxënësit që i është thyer hunda menjëherë është futur për operacion.
Më tutje ka thënë se nxënësi i ditë ka pësuar lëndime në mjekër, por që pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.
“Po sot në spital kanë marrë trajtim mjekësor dy persona, të cilët kanë qenë të përfshirë në një rrahje në qytet. Njëri ka pasur thyerje të kockave të hundës, ku menjëherë i është nënshtruar operacionit, i cili ka përfunduar me sukses dhe tashmë është duke u trajtuar në repartin e ORL-së. Ndërsa, personi i dytë ka pasur lëndime në mjekër, ku është mjekuar aty për aty dhe është liruar për në shtëpi”, ka thënë Ahmeti.
Sot rreth orës 10:00 në rrugën Beqir Kastrati në Gjakovë, ka ndodhur një rrahje në afërsi të shkollave. Personat e përfshirë në rrahje janë të moshës 16-vjecare./Sinjali/