Pas vendimit të Qeverisës së Kosovës që procesi mësimor në shkolla tëë ndërpritet deri më 27 mars, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë mësimin online, përmes Radiotelevizionit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të kësaj komune.
“Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë është duke punuar me përkushtim rreth organizimit të procesit dhe platformës të mësimit në distancë (mësimit online), me mësimëdhënësit e shkollave të Prishtinës. Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit dhe do të transmetohet në kanalet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK)”, thuhet në njoftim.
Një organizim i klasave virtuale po bëhet si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila ishte edhe arsyeja se pse u mor vendimi për ndërprerjen e mësimit në shkolla./Gazeta Sinjali/