image “Nxehtë” në Superligë, dy super ndeshje në program

Futboll

“Nxehtë” në Superligë, dy super ndeshje në program

news image

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshje tjera mjaft interesante.

Me fillim nga ora 13:00 Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e pret Arbërinë.

Të dy ekipet janë të rrezikuara për rënie nga liga dhe fitorja është e domosdoshme për të dyja skuadrat.

Gjysmë ore më vonë në “Riza Lushta” Trepca’89 e pret Ballkanin. Mitrovicasit kërkojnë që me fitore sot të ikin sa më larg zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Ballkani kërkon fitoren për ta marrë kreun në renditjen tabelare pas gabimit të djeshëm të Dritës./Gazeta Sinjali Sporti/