Fotografia e famshme e “Nuses kosovare”, që tregon traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, është shndërruar në ‘filter’ të Instagramit.
Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellë brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës.
Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.
Kjo fotografi, ishte shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic.